Human Rights Network (HRN) ka mbajtur takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të diskutuar rreth rekomandimeve të dala nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2023. Në këtë raport, të pestin me radhë, janë paraqitur 203 rekomandime nga kontributi i 37 Organizatave të Shoqërisë Civile.
Ndërkaq në takim është diskutuar dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe OSHC-ve duke u bazuar në këto rekomandime të drejtuara për institucionet e Kosovës rreth përmirësimit të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë.



