Një tjetër rast i FEMICIDIT në Kosovë!

Jemi jashtëzakonisht të pikëlluar/a nga vrasja e Erona Coklit në Ferizaj, një grua 21-vjeçare.
Ky është një rast tjetër i femicidit që ndodh në duart e shtetit, që shpërfaqë dështimin e vazhdueshëm të institucioneve për të mbrojtur jetën e grave.
Familjes i shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të veprojnë me shpejtësi dhe me profesionalizëm në trajtimin e këtij rasti dhe kërkojmë nga të gjitha mediat të respektojnë privatësinë e familjes së saj.
Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare nga institucionet e Kosovës në mënyrë që ky cikël i dhunës me bazë gjinore të përfundojë.
Organizatat antare të Human Rights Network:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS)
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës HANDIKOS
Qendra për Barazi dhe Liri – CEL Kosova
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Iniciativa e Re Sociale (NSI)
Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE)

Share this post

Related Posts