Deklaratë nga HRN – Kërkohet dorëheqja e Duda Baljes

DEKLARATË NGA RRJETI I TË DREJTAVE TË NJERIUT
Kërkohet dorëheqja e Duda Baljes nga pozita e Kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione
1 mars 2022
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, ka deklaruar publikisht gjatë se do të votojë kundër martesës mes seksit të njëjtë në Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës. Kjo deklaratë është tejet diskriminuese dhe cënon rëndë parimet e përcaktuara në Kushtetutë që garantojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut, me theks të veçantë të drejtat dhe liritë e njeriut për grupet më të cënuara në Kosovë. Qëndrimi i saj për këtë çështje nuk është në frymën e rolit të rëndësishëm të kryetares së komisionit të lartëpërmendur të Kuvendit të Kosovës. Edhe deputetë të tjerë, fatkeqësisht janë shprehur kundër nismës, por zonja Balje mban përgjegjësi shtesë si kryetare.
Për këtë arsye, në Ditën Ndërkombëtare për Zero Diskriminim, organizatat që janë pjesë e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të znj. Balje nga pozita e Kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Kushtetuta e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe ndalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual, ndërsa Kodi i Mirësjelljes së Deputetëve të Kuvendit tek parimi i Vetëmohimit parasheh se deputetët marrin vendime që janë vetëm me interes publik. Kryetarja Balje përmes deklaratës së saj ka marrë qëndrim publik i cili kontribuon në praktikën diskriminuese kundër personave LGBTIQ+, duke cënuar vlerat dhe parimet e mbrojtura me Kushtetutë. Një qasje e tillë është e papranueshme për një përfaqësuese në Kuvendin e Kosovës, e cila do të duhej të ishte promovuese dhe lidere në luftimin e dukurive dhe praktikave të tilla diskriminuese.
Duke mbajtur qëndrim kundër martesave mes seksit të njëjtë, znj. Balje humbi besimin e komunitetit që synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke thelluar më tej pabarazitë dhe diskriminimin ndaj personave LGBTIQ+. Angazhimi i saj i mëtutjeshëm si Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të ndikojë negativisht në besimin e njerëzve në këtë organ shumë të rëndësishëm të Kuvendit.
Organizatat e Rrjetit të të Drejtave të Njeriut (HRN):
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS)
Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS
Qendra për Barazi dhe Liri (CEL)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
Nisma e Re Sociale (NSI)
Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasëve (VoRAE)
_
SAOPŠTENJE MREŽE ZA LJUDSKA PRAVA
Traži se ostavka Dude Balje na funkciju predsednice Komisije za ljudska prava, polnu ravnopravnost, žrtve seksualnog nasilja rata, za nestala lica i peticije
1. mart 2022.
Predsednica Komisije za ljudska prava, polnu ravnopravnost, žrtve seksualnog nasilja rata, za nestala lica i peticije Duda Balje izjavila je još ranije javno da će glasati protiv istopolnih brakova u Nacrtu građanskog zakonika Republike Kosovo. Ta izjava je vrlo diskriminišuća i teško ugrožava principe koji su utvrđeni Ustavom i koji garantuju i promovišu ljudska prava, sa posebnim naglaskom na ljudska prava i slobode ugroženih grupa na Kosovu. Njen stav po ovom pitanju nije u duhu važne uloge koju ima kao predsednica gorepomenute Komisije Skupštine Kosova. I ostali poslanici su, nažalost, izrazili svoje protivljenje toj inicijativi, međutim, gospođa Balje ima dodatnu odgovornost kao predsednica Komisije.
Iz tog razloga, na Svetski dan nulte tolerancije diskriminacije, organizacije koje su deo Mreže za ljudska prava traže da gospođa Balje pod hitno da ostavku na mesto predsednice Komisije za ljudska prava, polnu ravnopravnost, žrtve seksualnog nasilja rata, za nestala lica i peticije.
Ustav Kosova štiti i garantuje prava svih građana i zabranjuje diskriminaciju na osnovu seksualne orijentacije, dok Kodeks ponašanja članova Skupštine prema principu samoodricanja predviđa da poslanici donose odluke koje su samo od javnog interesa. Predsednica Balje je putem svoje izjave zauzela javni stav koji doprinosi praksi diskriminacije protiv osoba LGBTIQ+, ugrožavajući time vrednosti i principe koji su zaštićeni Ustavom. Takav pristup nije prihvatljiv za jednu poslanicu Skupštine Kosova koja bi trebalo da promoviše ljudska prava i bude lider u borbi protiv takvih diskriminatorskih pojava i praksi.
Gospođa Balje je svojim stavom protiv istopolnih brakova izgubila poverenje zajednice u Komisiju čija je svrha da zaštiti i promoviše ljudska prava, čime je produbila neravnopravnost i diskriminaciju nad osobama LGBTIQ+. Dalji angažman gđe Balje kao predsednice Komisije za ljudska prava, polnu ravnopravnost, žrtve seksualnog nasilja rata, za nestala lica i peticije uticaće negativno na poverenje građana u ovaj vrlo važan organ Skupštine.
Organizacije Mreže za ljudska prava (HRN):
Inicijativa mladih za ljudska prava – Kosovo (YIHR KS)
Udruženje paraplegičara i dječije paralize – HANDIKOS
Centar za jednakost i slobodu (CEL)
Kosovski pravni institut (KLI)
Kosovska mreža žena (MŽK)
Nova socijalna inicijativa (NSI)
Glas Roma, Aškalija i Egipćana (VoRAE)
_
Association of Paraplegics and Paralyzed Children of Kosovo HANDIKOS
Center for Equality and Liberty (CEL) Cel Kosovo

Share this post

Related Posts