Rrjeti i të Drejtave të Njeriut dënon ashpër arrestimin e qytetarëve serbë të Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Përfaqësuesit e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut janë thellësisht të shqetësuar nga arrestimi i paligjshëm i politikaanëve serb të Kosovës Aleksandar Arsenijević dhe Ivan Orlović, të cilët u arrestuan vetëm për shkak të protestës ndaj vizitës së kryeministrit Kurti dhe dy prej ministrave në Mitrovicën e Veriut. Veprimet e z. Arsenijević janë të garantuara […]
Human Rights Network (HRN) ka mbajtur një takim me Avokatin e Popullit me qëllim të adresimit të rekomandimeve të dala nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut 2023
Në takim, përfaqësues të organizatave pjesë të HRN kanë prezantuar raportin dhe kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në shtyerjen përpara të këtyre rekomandimeve me qëllim të përmirësimit të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë. Të dy palët theksuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe partneritetit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave […]
HRN: Arroganca e numrave të Kuvendit vë në presion Avokatin e Popullit
Prishtinë, 29 maj 2024: Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) reagon ndaj vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për mos kalimin e Raportit Vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për vitin 2022. Me 23 maj 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi për mos miratimin e Raportit Vjetor të IAP për […]
Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë në vitin 2023
Kemi knaqësinë të ju njoftojmë se Human Rights Network (HRN) sot ka publikuar zyrtarisht Raportin e Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2023. Në total, 37 OSHC kontribuan në hartimin e raportit. Në raport janë paraqitur 203 rekomandime drejtuar institucioneve të Kosovës për përmirësimin e situatës së të drejtave të […]
HRN dënon sulmin e Ministrit Hekuran Murati ndaj mediave dhe OSHC-ve
Të enjten, me datë 2 maj 2024, Kuvendi i Kosovës diskutoi përmbajtjen e Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Kosovën. Organizatat anëtare të Human Rights Network (HRN) kanë ndjekur me shqetësim diskutimet në Kuvendin e Kosovës mbi këtë raport dhe deklaratat shqetësuese të Ministrit të Financave Hekuran Muratit. Në fjalimin e tij, Ministri […]
Një tjetër rast i FEMICIDIT në Kosovë!
Jemi jashtëzakonisht të pikëlluar/a nga vrasja e Erona Coklit në Ferizaj, një grua 21-vjeçare. Ky është një rast tjetër i femicidit që ndodh në duart e shtetit, që shpërfaqë dështimin e vazhdueshëm të institucioneve për të mbrojtur jetën e grave. Familjes i shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet përgjegjëse […]
Human Rights Network (HRN) mbajti takimin e tretë konsultues mbi Raportin e OSHC-ve për të Drejtat e Njeriut 2023
Human Rights Network (HRN) mbajti takimin e tretë konsultues mbi Raportin e OSHC-ve për të Drejtat e Njeriut 2023. Organizatat e shoqërisë civile diskutuan draftin e fundit të këtij raporti dhe dhanë komentet e tyre finale mbi përmbajtjen dhe strukturën e tij. Ky aktivitet mbështetet nga UNMIK/OHCHR.
Deklaratë Publike
Përmes kësaj deklarate publike, ne, organizatat pjesë e Human Rights Network që merremi me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Nisma […]
Letër publike drejtuar mediumeve në lidhje me raportimin mbi dhunën me bazë gjinore
Përmes kësaj letre HRN i bënë thirrje mediumeve kosovare që në raportimin e tyre në lidhje me dhunën me bazë gjinore të mbajnë një qasje që vë në fokus viktimat e dhunës. Rasti i publikuar nga Klan Kosova në emisionin “Kosova Today”, në të cilin një grua vendos t’i bëjë publike përjetimet e saj të […]
Deklaratë Publike për Humbjen Tragjike të Jetës së një Fëmije në Gjakovë që Dyshohet se ka Rrjedhur si Rezultat i Neglizhencës Mjekësore
Jemi thellësisht të tronditur dhe të shqetësuar nga ngjarja tragjike e fundit në Gjakovë, ku një vajzë e re 4 vjeçare humbi jetën në rrethana që sugjerojnë një neglizhencë të rëndë mjekësore dhe diskriminim të mundshëm. Ky ngjarje e rëndë nuk ka lënë vetëm një familje në dhimbje të papërballueshme, por ka ngritur edhe shqetësime […]