HRN dënon fushatën linçuese kundër YIHR KS dhe Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) dënon fuqishëm sulmet dhe kërcënimet e fundit në internet të drejtuara ndaj Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) dhe Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”, pas organizimit të një sesioni informues publik mbi mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK). Dhomat […]

Përfunduam me sukses zhvillimin e Planit Strategjik 2025/2027 dhe Planit të Veprimit

Gjatë Takimit të Grupit të Koordinimit të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN), ne përfunduam me sukses zhvillimin e Planit Strategjik 2025/2027 dhe Planit të Veprimit. Këto dy ditë intensive takimesh ishin një moment shumë i rëndësishëm për Rrjetin, duke na mundësuar të reflektojmë mbi progresin e arritur, të identifikojmë sfidat strukturore dhe të […]

Rrjeti i Të Drejtave të Njeriut ka mbajtur takimin e dytë konsultativ me OJQ-të

Sot, Rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN) mbajti Takimin e Dytë Konsultativ me OJQ-të për Raportin e 6-të të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024. Diskutimet u fokusuan në përdorimin e metodologjisë së raportimit, strukturën e raportit dhe monitorimin e zbatimit të rekomandimeve, me synimin për të ofruar një pasqyrë […]

Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut kanë pranuar me shqetësim të thellë veprimet e televizionit “Klan Kosova” dhe mënyrën se si ky televizion e trajton një rast të dhunës në familje në një reality show.

Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut, të cilat kanë si mision promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë të drejtat në jetë, integritet dhe dinjitet për gratë, kanë pranuar me shqetësim të thellë veprimet e televizionit “Klan Kosova” dhe mënyrën se si ky televizion e trajton një […]

Përfaqësuesit/et e organizatave anëtare të Human Rights Network (HRN) takuan Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti

Përfaqësuesit/et e organizatave anëtare të Human Rights Network (HRN) takuan Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti në takimin e rradhës avokues për të adresuar rekomandimet e dala nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut 2023. Përfaqësuesit/et e HRN prezantuan raportin dhe diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit në shtyerjen përpara të […]

Human Rights Network (HRN) ka mbajtur takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Human Rights Network (HRN) ka mbajtur takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të diskutuar rreth rekomandimeve të dala nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2023. Në këtë raport, të pestin me radhë, janë paraqitur 203 rekomandime nga kontributi i 37 Organizatave të Shoqërisë Civile. Ndërkaq […]

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut dënon ashpër arrestimin e qytetarëve serbë të Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Përfaqësuesit e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut janë thellësisht të shqetësuar nga arrestimi i paligjshëm i politikaanëve serb të Kosovës Aleksandar Arsenijević dhe Ivan Orlović, të cilët u arrestuan vetëm për shkak të protestës ndaj vizitës së kryeministrit Kurti dhe dy prej ministrave në Mitrovicën e Veriut. Veprimet e z. Arsenijević janë të garantuara […]