Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) takoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në takimin e rradhës avokues për të adresuar rekomandimet të dala nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut 2022.
Në takimin e djeshëm me Kryeministrin përfaqësues të organizatave pjesë të HRN kanë prezantuar raportin dhe kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në shtyerjen përpara të këtyre rekomandimeve me qëllim të përmirësimit të situatës së të Drejtave të Njeriut në Kosovë