Në hapsirën e Activism Hub, YIHR KS në Prishtinë u mbajt punëtoria për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile.
Përfaqësues/e të organizatave diskutuan mbi të gjeturat e Raportit të katërt të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut dhe adresimin e rekomandimeve të këtij raporti. Ndërsa në pjesën e dytë u rishikua metodologjia me indikatorë për vlerësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë.