HRN takoi Avokatin e Popullit

Human Rights Network (HRN) ka mbajtur një takim me Avokatin e Popullit me qëllim të adresimit të rekomandimeve të dala nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut 2022.
Në takim, përfaqësues të organizatave pjesë të HRN kanë prezantuar raportin dhe kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në shtyerjen përpara të këtyre rekomandimeve me qëllim të përmirësimit të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë. Për më tepër, Avokati i Popullit ka informuar organizatat e shoqërisë civile rreth raporteve që është duke i përgaditur nisur nga të gjeturat e Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut 2021.

Share this post

Related Posts