Letër publike drejtuar mediumeve në lidhje me raportimin mbi dhunën me bazë gjinore

Përmes kësaj letre HRN i bënë thirrje mediumeve kosovare që në raportimin e tyre në lidhje me dhunën me bazë gjinore të mbajnë një qasje që vë në fokus viktimat e dhunës.
Rasti i publikuar nga Klan Kosova në emisionin “Kosova Today”, në të cilin një grua vendos t’i bëjë publike përjetimet e saj të dhunës, dhe më pas në po të njejtin emision ftohet dhe i jepet platformë televizive personit që pretendohet të jetë dhunuesi i saj, është një praktikë shumë e rrezikshme e ri-viktivizimit të viktimave të dhunës.
Ndonëse ne e kuptojmë rëndësinë e parimit të prezumimit të pafajsisë, prezenca e personave që pretendohen të jenë dhunues për t’u shfajsuar në një medium, rrit rrezikun për stigmatizim të mëtejmë të viktimave dhe ekspozimin e tyre ndaj sulmeve verbale të vazhdueshme.
Publikimi i klipeve me rrëfime të tilla në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka rritur gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën denigruese ndaj grave në rrjetet sociale, gjë që ka rezultuar në fajsimin e vazhdueshëm të viktimës.
Prandaj, HRN i bënë thirrje mediumeve kosovare që të trajtojnë me profesionalizëm raportimet mbi dhunën me bazë gjinore, duke i vendosur në qendër viktimat dhe ruajtjen e integritetit dhe dinjitetit të tyre.
Gjithashtu, HRN i bënë thirrje Klan Kosovës që të largojë nga të gjitha platformat online klipin televiziv në të cilin shfaqet duke u shfajsuar personi që pretendohet të jetë dhunues, dhe që të kujdeset se materialet e tjera televizive nuk amplifikojnë gjuhën e urrejtjes dhe denigruese ndaj gratë dhe grupet e tjera të cënueshme.
Anëtarët e Human Rights Network:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS)
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës (HANDIKOS)
Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE)
Iniciativa e Re Sociale (NSI)

Share this post

Related Posts