REAGIM

Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN), u bëjnë thirrje institucioneve të drejtësisë që menjëherë të hetojnë rastin e shkrimeve grafite në oborrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që bëjnë thirrje për vrasje ndaj personave LGBTIQ+.

 

Shkrime me përmbajtje të tilla me thirrje për vrasje duhet të hetohen me urgjencë dhe ndaj kryersve duhet të shqiptohen dënime meritore në bazë të ligjeve në fuqi. Thirrjet për vrasje e gjuha e urrejtjes të përdorura e vizualizuara haptazi në hapsirat e një institucioni publik, ngjallin pasiguri, ndjenjë të frikës, ankt

hit e (ri) traumatizim te personat LGBTIQ+ dhe në të njejtën kohë jane kërcënim direkt ndaj këtij komuniteti dhe gjithë shoqërisë. 

 

Thirrjet për vrasje si kjo e fundit tregojnë për një prani të madhe të urrejtjes në shoqërinë tonë, që shpeshherë nxitet edhe nga politikanët e përfaqsuesit/et më të lartë/a të shtetit, e që të tilla thirrje nxisin dhunë dhe urrejtje.

 

HRN u bën thirrje institucioneve shtëtërore që të ngrisin vetëdijën e qytetarëve për personat LGBTIQ+ dhe të drejtat e tyre dhe të ofrojnë sigurinë dhe ndihmën e duhur. Mos trajtimi i duhur i këtyre rasteve normalizon dhunën dhe urrejtjen ndaj personave LGBTIQ+.

Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut do të monitorojnë nga afër institucionet e drejtësisë lidhur me veprimet që do të ndërmerren për të hetuar dhe dënuar kryersin e këtij krimi.

 

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS)

Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës HANDIKOS

Qendra për Barazi dhe Liri – CEL Kosova

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

Iniciativa e Re Sociale (NSI)

Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE)

Share this post

Related Posts