REAGIM

Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN), u bëjnë thirrje institucioneve të drejtësisë që menjëherë të hetojnë rastin e shkrimeve grafite në oborrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që bëjnë thirrje për vrasje ndaj personave LGBTIQ+. Shkrime me përmbajtje të tilla me thirrje për vrasje duhet të hetohen me urgjencë […]
HRN në Shkollën Alternative për të Drejtat e Njeriut

Përfaqësueset/it e Human Rights Network (HRN) prezentuan Raportin e Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut 2022 dhe punën e HRN para grupit të studenteve që po marrin pjesë në Shkollën Alternative për të Drejtat e Njeriut, edicionin e pestë. Në një bashkëbisedim interaktiv, organizatat treguan më shumë për situatën e të drejave të njeriut […]
HRN takoi Avokatin e Popullit

Human Rights Network (HRN) ka mbajtur një takim me Avokatin e Popullit me qëllim të adresimit të rekomandimeve të dala nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut 2022. Në takim, përfaqësues të organizatave pjesë të HRN kanë prezantuar raportin dhe kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në shtyerjen përpara të këtyre rekomandimeve […]
Reagim ndaj gjuhës poshtëruese të përdorur nga deputetja Valentina Bunjaku – Rexhepi në seancën e Kuvendit të Kosovës

Rrjeti i Organizatave për të Drejtat e Njeriut (HRN) dënon ashpër gjuhën poshtëruese të përdorur dje, me datë 22 qershor 2023, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës nga deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, njëherit dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Përgjatë seancës së djeshme, gjatë një diskutimi për financat publike, […]
Deklaratë: Rasti ndaj Klan Kosova

Si organizata anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN), jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për pezullimin e certifikatës së biznesit të Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova” SHPK, pjesë e së cilës është edhe televizioni […]
HRN mbajti punëtorinë për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile

Në hapsirën e Activism Hub, YIHR KS në Prishtinë u mbajt punëtoria për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile. Përfaqësues/e të organizatave diskutuan mbi të gjeturat e Raportit të katërt të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut dhe adresimin e rekomandimeve të këtij raporti. Ndërsa në pjesën e dytë u rishikua metodologjia […]
HRN takoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) takoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në takimin e rradhës avokues për të adresuar rekomandimet të dala nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut 2022. Në takimin e djeshëm me Kryeministrin përfaqësues të organizatave pjesë të HRN kanë prezantuar raportin dhe kanë diskutuar rreth mundësive […]
Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë në vitin 2022

Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë në vitin 2022 Kemi knaqësinë të ju njoftojmë se Human Rights Network (HRN) sot ka publikuar zyrtarisht Raportin e Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2022. 👏 Në total, 37 OSHC kontribuan në hartimin e raportit. 📌Në raport janë […]
Deklaratë mbi diskriminimin e fëmijëve rom në shkollë

Me datë 17 maj 2022, përderisa në Pejë po festohej Festa e Abetares me fëmijët e klasëve të para nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e Presheva, në pjesën e ulëseve prapa një rrjete 10 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian po rrinin të ndarë dhe po i vrojtonin bashkëmoshatarët e tyre. Në videon […]
HRN mban takimin e fundit konsultativ me OSHC-të lokale

Javën e kaluar mbajtëm takimin e fundit konsultativ me OSHC-të lokale që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut. Në këtë takim diskutuam për draftin e fundit të Raportit të OSHC-ve për të Drejtat e Njeriut dhe njëkohësisht morëm komentet finale për të përmbyllur përpilimin e tij. Organizatat e Rrjetit të të Drejtave të […]